Janë mbyllur tetë nga nëntë ndeshjet e mbrëmjes së sotme për llogari të fazës eliminatore të kualifikueseve për Kupën e Botës, të cilat kanë sjellë rezultate të papritur. Mali i Zi ka surprizuar në fushën e Danimarkës në transfertë, ku ka fituar me rezultatin 1-0 me gol të shqiptarit Fatos Beqiraj.
Gjermania ka bërë detyrën ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa Poloninë e nderon në minutën e fundit të kohës shtesë Robert Levandovski, i cili realizoi golin e fitores. Në Slloveni nuk ka fitues, teksa Anglia është ndalur me rrjeta të paprekura.
Çeki - Azerbajxhan 0-0
Danimarkë - Mali i Zi 0-1
Gjermani - Irlanda e Veriut 2-0
Lituani - Maltë 2-0
Norvegji - San Marino 4-1
Poloni - Armeni 2-1
Sllovaki - Skoci 3-0
Slloveni - Angli 0-0