Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dalin dokumentat, Ekuadori mashtroi me një futbollist, drejt përjashtimit nga “Katar 2022”

Shkruar nga NEWSPORT

Ekuadori është me një këmbë jashtë Botërorit Katar 2022. Gjithçka vjen pasi federata e futbollit në këtë shtet ka falsifikuar dokumetacionin e Bryon Castillos, futbollistit që luajti për tetë duele në eleminatoret e këtij kompeticioni.

Zbulimi i ri vjen vetëm 2 ditë para se Apeli i FIFA të japë vendimin për këtë çështje. Lojtari duket se ka lindur në 1995 dhe jo në 1998 siç është shkruar në dokumentet e federatës.

Veç kësaj, ende nuk dihet me saktësi vendlindja e tij, në Ekuador apo përtej kufirit me Kolumbinë. “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vite më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.

Në dokumente duket edhe vendlindja e tij në Kolumbi dhe jo në Ekuador, siç pretendon federata e Ekuadorit. Nëse të enjte FIFA konfirmon këtë gjë, “lufta” e madhe do jetë se cili ekip do marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi një shkelje e tillë do bëjë që Ekuadori mos marrë pjesë në Katar 2022.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga