Mirlind Daku është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të EURO 2024. Kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Shtatlarti i fazës ofensive duket mjaft i motivuar në seancën e radhës stërvitore të kombëtares sonë.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Nder dhe krenari si gjithmonë”.
Pritet me interes të shihet nëse Daku do ta nisë si titullar në Moldavi apo Sylvinho do të preferojë sërish në fushë Sokol Cikalleshin. Kujtojmë që ekipi ynë përfaqësues me 1 pikë siguron kualifikimin në EURO 2024.
Poll