Benfica do të mirëpresi në sfidën e radhës të Champions League, Juventusin. Takimi është i një rëndësie të madhe pasi për Juventus, çdo rezultat tjetër veç fitores do të thotë eleminim.
Në “Da Luz” do të jetë një atmosferë e zjarrtë, që për Juven nuk do të jetë aspak komode. Shumë ekipe të mëdha kanë dalur kokëulur, rasti i fundit është ai i PSG ku arriti të merrte 1 pikë me vlerë pasi rastet e shumta të Benficas mund të sillnin humbjen. Para sfidës ka folur trajneri i portugezve, Roger Schmidt.
Deklarata:
“Nuk janë ndeshje të njëjta, ne jemi përqendruar maksimalisht. Presim Juventusin më të mirë dhe jemi gati të luajmë futbollin tonë më të mire, duhet të mendojmë që të bëjmë më të mirën në këto 90 minuta.
Ne duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer, grupi ka një situatë shumë të qartë. Por ne duhet të jemi të përqendruar, qëllimi është vetëm maksimumi në këtë sfidë. Duhet të jemi guximtar, me tifozët në anën tonë dhe ky është një avantazh.
Ata kanë eksperiencë dhe traditë, janë mësuar të jenë në këto nivele. Ne presim Juventusin më të mirë dhe duhet të jemi gati të shfrytëzojmë dobësitë e tyre. Kemi mungesa thelbësore por do të bëjmë më të mirë, kështu është futbolli modern”.