
Mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja ka treguar emocionet në fundin e ndeshjes për golin e shënuar. Pas përfundimit të takimit ai treëgon për Supersport se ka një dedikim ëpr golin.
“Pritnim shumë nga sulmuesi ynë Osemene, por fatmirësisht gjetëm rrugën e rrjetës. Profesori është si një baba për mua, jo si trajner. Ai më ka thënë se kam aftësi të mira para portës.
Kam pasur një kushëri, i cili për fatin e keq nuk jeton më, dhe ia dedikova atij golin.
Trajneri Gugash Magani më ka futur në fushë pa mbushur 18 vjeç, por pësova një dëmtim të rëndë që më bëri të qëndroj jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë”, tha Çyrbja pas ndeshjes.
Poll