Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ÇUDITË E MERKATOS/ Vedat MURIQI mund të ndryshojë sërish fanellë, 12 milionë euro në drejtim të ish-lojtarit të Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
ÇUDITË E MERKATOS/ Vedat MURIQI mund të ndryshojë

Dy gola në po kaq ndeshje. Kaq mjaftuan dhe drejt Vedat Muriqit kanë mbërritur ofertat e para.

Tingëllon si e çuditshme në fakt, por mediat turke konfirmon se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka ngjallur interesin e shumë klubeve në Botë. Edhe pse u transferua vetëm këtë verë te Fenerbahce, sirenat e largimit për 25 vjeçarin kanë nisur të ndizen.

Një ofertë prej 12 milionë eurosh pretendohet se ka ardhur në adresë të ish-sulmuesit të Teutës dhe Besës në Shqipëri, por përgjigjia e Fenerbahce ka qënë e prerë: JO. Kjo për shkak se verdheblutë nuk kërkojnë të privohen aq shpejt nga një futbollist që e morën nga Rizespor për shifrën e 3. 5 milionë euro.

Sipas gjasave, Fenerbahce kërkon të përfitojë akoma dhe më shumë me Muriqin, por fillimisht i duhet të rikthehet aty ku i takon, në vendet e para të klasifikimit dhe me golat e sulmuesit dardan gjithçka bëhet akoma dhe më e lehtë.

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga