Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo “thumbon” Messin: Liga arabe më e fortë se ajo e Amerikës

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo “thumbon” Messin: Liga arabe më e fortë

Skuadra ku luan Cristiano Ronaldo, Al Nassr zhvilloi dje një ndeshje miqësore kundër Celta Vigos, ndeshje e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 5-0. Por nuk është kjo tema interesante, pasi pas ndeshjes Ronaldo doli në media ku foli për Arabinë Saudite dhe futbollin europian.

“Liga e Arabisë Saudite është më e mirë se ajo amerikane”, tha portugezi kur u pyet nëse do të transferohej në Amerikë siç bëri Messi.

“Unë hapa rrugën për ligën arabe dhe tani të gjithë po vijnë këtu. Brenda një viti, gjithnjë e më shumë lojtarë do të vijë në këtë Ligë. Edhe 1 vit Arabia do t’ia kalojë ligës turke dhe holandeze”, shtoi Ronaldo.

“Jam 100% i sigurt që nuk do të kthehem në asnjë klub europian. Jam 38 vjeç dhe futbolli europian ka humbur shumë cilësi. E vetmja që bën ende mirë është Premier League. Ata janë shumë më përpara se ligat e tjera”, tha 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga