Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Cristian Shpendi i pandalshëm në Itali, sulmuesi shqiptar shënon golin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Cristian Shpendi i pandalshëm në Itali, sulmuesi shqiptar shënon

Cristian Shpendi vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe te Cesena. Në ndeshjen që këta të fundit zhvilluar mbrëmjen e sotme, sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e 25-të të Serie C, Shpendi u shfaq përsëri protagonist.

Sfida përfundoi me fitoren 0-2 të Cesenas, teksa shqiptari ishte ai që shënoi të dytin për të tijët. Në minutën  e 43’ Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan, duke “likuiduar” kështu në një farë mënyre kundërshtarin.

Kujtojmë që për sulmuesin e Kombëtares shqiptare U-21, ky është goli i 15-të në kampionat, duke kryesuar listën e golashënuesve. Gjithashtu edhe ekipi i Cesenas mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit, me plot 12 më shumë se ndjekësi më i afërt.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga