Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CR7-ta sërish drejt stolit, në Portugali të bindur: Pa Ronaldon do fitojmë Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
CR7-ta sërish drejt stolit, në Portugali të bindur: Pa Ronaldon

Cristiano Ronaldo tashmë është kthyer në një lojtar të padëshiruar në Portugali. 70% e tyre kërkuan që portugezi të ishte në stol në sfidën me Zvicrën, me Santos që ua “plotësoi” dëshirën. Të njëjtën gjë tifozët po kërkojnë edhe ndaj Marokut, teksa 93% sipas një raporti të “A Bola” janë të bindur se pa CR7-tën, Portugalia do të fitojë Kupën e Botës.

Zërat kundër Ronaldo-s sa vijnë e shtohen, i radhës që mendon se Portugalia është më e bukur pa Ronaldo-n, është ish lojtari i përfaqësueses luzitane, Jose Fonte.

 “Kur Ronaldo nuk është, Portugalia luan më shumë si skuadër, kjo ishte shumë e dukshme përballë Zvicrës. Luajtën në mënyrë fluide, pa një pikë referimi, të gjithë dhanë kontribut dhe ishin të bukur për tu parë. Prezenca e tij në fushë i detyron lojtarët e tjerë të luajnë për të, t’i japin gjithnjë topin atij. E them me bindje, nëse Ronaldo nuk luan, Portugalia mund të fitojë Botërorin”, u shpreh ndër të tjera Jose Fonte.

Tifozët portugez janë fiksuar keq pas idesë për të parë Ramos titullar, ose më saktë, kërkojnë që Ronaldo të ulet në stol me çdo kusht. Pikërisht Ramos shkëlqeu ndaj Zvicrës me një “tripletë”, ndërsa i dërgoi një mesazh të qartë edhe vete kapitenit luzitan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga