Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CR7 mund të rikthehet te ish-skuadra? Presidenti i Sportingut “ngrin” tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
CR7 mund të rikthehet te ish-skuadra? Presidenti i Sportingut

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuar ditët e fundit. Shpesh herë CR7 është përfolur për një rikthim të mundshëm te ish-skuadra e tij por presidenti i Sportingut, Frederico Varandas ka “ngrirë” tifozët me deklaratën e tij të fundit.

Në një intervistë për RTP3, numri një i skuadrës portugeze ka theksuar se:  “Që nga fillimi i sezonit, trajneri ynë është masakruar në çdo konferencë shtypi, janë thjesht thashetheme se nuk kam ndërmend të merrem me to. Është një çështje e përfunduar. Të gjithë në Sporting ëndërrojnë rikthimin e tij, por ne nuk kemi para për t'i paguar pagën".

Në këtë mënyrë Varandas ka shuar njëherë e mirë “ëndrrën” e tifozëve portugez për të parë idhullin e tyre të veshë edhe njëherë fanellën e Sportignut, skuadër ku nisi suksesin e tij.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga