Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CR7 i “kryqëzuar” nga tifozët, Santos: Nuk ka kërkuar të largohet, ta lëmë të qetë. Maroku? S'do jetë e lehtë për ne

Shkruar nga NEWSPORT
CR7 i “kryqëzuar” nga tifozët, Santos: Nuk ka kërkuar

Portugalia ditën e nesëme gjen përballë Marokun për biletën e fundit të gjysmëfinales për në Kupën e Botës, me duelin që luhet në orën 20:00.

Në prag të këtij takimi, në konferencën për shtyp ka dalë tekniku i portugezve, Fernandos Santos, i cili ka kërkuar nga tifozët ta lënë të qetë Cristiano Ronaldon, i cili në Kupën e Botës është “kryqëzuar” shumë për shkak të formës së dobët.

“Maroku është një ekip shumë i fortë. Ata janë një ekip jashtëzakonisht i organizuar me lojtarë që luajnë për Chelsea, PSG ose Bayern Munich. Ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë. Duhet të luajmë pa frikë dhe me besim.

Nëse e bëjmë këtë, jam i sigurt se do të fitojmë, por mendoj se trajneri i Marokut ndihet në të njëjtën mënyrë.

Ronaldo? Mendoj se është koha ta lëmë atë  të qetë. Ai kurrë nuk më tha se donte të largohej nga kombëtarja jonë dhe mendoj se ka ardhur koha për të ndalur polemikat”, është shprehur trajneri i Portugalisë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga