Kristal Abazaj duket se po rigjen formën e tij dalëngadalë. Sulmuesi i Tiranës ka shënuar 3 gola e 1 asist në 5 ndeshjet e fundit duke qenë një titullar fiks për skuadrën e Ahmatajt. Protagonist në fushën e blertë, por jo shumë i përfolur jashtë saj.
Edhe se emri i tij është përfolur disa herë në lajmet rozë, Kristali ka preferuar të mbajë një profil të ulët në këtë aspekt. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme sulmuesi i bardhebluve ka ndarë një foto me ndjekësit ku shfaqet me partneren e tij në ashensor. Nuk ngurrojnë të shkëmbejnë një puthje para pasqyrës teksa duken të lumtur krah njëri-tjetrit.
Gati 1 vit më parë, pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë, Abazaj lëshoi një batutë duke u shprehur se më shumë po shihte fizioterapistin Arzen Voci sesa të dashurën e tij. Epo tani ai gëzon një shëndet të plotë dhe mund të shpenzojë më shumë kohë me njeriun e tij të zemrës. Ndërkohë, Voci mund të bëhet pak “xheloz” nga krahu tjetër...
[caption id="attachment_720620" align="alignnone" width="587"] Kristal Abazaj dhe partnerja e tij[/caption]