Futbollisti i Dijon në Francë, Bersant Celina do qëndrojë tre muaj jashtë fushe. Kosovaro-norvegjezi ka probleme me muskulin e zemrës, teksa gjithçka është zbuluar pas vizitave mjekësore me skuadrën e tij në fillim të përgatitjeve të sezonit të ri.
24 vjeçari ka kaluar Covid-19, teksa mjekët konfirmojnë se lojtari do qëndrojë jashtë fushe për tre muaj pasi coronavirusi e ka lënë me pasoja. Për mos pasur probleme në të ardhmen, mjekët kanë rekomanduar se lojtari duhet të qëndrojë pushim. I dalë nga moshat e City, Celina do jetë pjesë e Dijon edhe në ligën e dytë franceze, me klubin që sezonin e shkuar u rrëzua nga elita.