Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Conte "SMS" lojtarëve: Jini cinik

Shkruar nga NEWSPORT
Conte "SMS" lojtarëve: Jini cinik

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur për mediet në prag të takimit të nesërm ndaj Parmës. Ai ka besim tek të tijtë, teksa ka një mesazh për lojtarët. Ai këkron që të besuarit e tij të jenë më cinik.

"Pres një ndeshje të vështirë, Parma na ka krijuar gjithmonë probleme. Ata nuk ndodhen mirë në renditje për momentin, por janë një ekip me eksperiencë dhe kualitet. Kanë një trajner të aftë dhe duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, edhe prej faktit që Parma është e rrezikshme në kundërsulm.

Duhet të përmirësohemi në realizimin e golave. Krijojmë shumë raste si skuadër, jo vetëm me sulmuesit tanë. Duhet të shfaqemi më cinikë përpara portës kundërshtare. Presioni do të vijë në rritje deri në fund. Jemi në krye dhe duhet ta menaxhojmë mirë presionin. Të luajmë me pjekurinë e duhur, vetëm kështu vijohet me fitore" - tha ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga