Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Çonte peshë” tifozërinë vlonjate, emocionon ish kapiteni i Flamurtarit: Mësova të shkruaj me formacionin tënd në çantën e shkollës

Shkruar nga NEWSPORT

Linjën e djathtë të mbrojtjes e kishte autostradë. Jo më kot mbante edhe shiritin e kapitenit. Artan Sakaj, ish lojtari i Flamurtarit ka uruar klubin vlonjat në këtë ditë të veçantë.

100-vjetori i kuqezinjve ka mbledhur bashkë virtualisht të gjithë ata që kanë kontribuar për këto ngjyra. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte as urimi i Sakajt i cili shkruan në rrjetet sociale:

“100 VJET FLAMURTAR…. Kur mësova të shkruaj, në faqen e pasme të çantës time të shkollës, shkruajta formacionin e FLAMURTARIT. Përkonte me kohën kur kaluam 3 ture në Europë, historinë më të lavdishme që ka bërë FLAMURTARI.

U rrita me atë frymë dhe i jam mirënjohës këtij ekipi sepse një pjesë të karakterit, formimit tim e arrita në sajë të këtij emri të madh. Mirënjohje të madhe për ata që e krijuan këtë emër, mirënjohje për ata që e pasuan dhe do ta vazhdojnë, që ky emër te valëvitet krenar.

Personalisht dua të përshëndes të gjithë shokët e mi, që kam luajtur, trajnerët që më kanë stërvitur dhe presidentët që kemi bashkëpunuar me këtë ekip. Dhe në fund një falënderim dhe mirënjohje për tifozët e mrekullueshëm”.

[caption id="attachment_685664" align="aligncenter" width="400"] Postimi i Sakajt[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga