
Boksieri Conor McGregor deklaroi se do të tërhiqet nga sporti i arteve marciale mikse për të tretën herë, ndërsa Floyd Mayweather jep reagimin e tij. Ai provokon boksierin irlandez duke i kujtuar deklaratat e tij për një duel të dytë.
"Nuk ishe ti ai që kishe thënë se do të më mundje po të përballeshim një herë të dytë? Tani e gjete të tërhiqesh? A nuk ishe ti ai që do të mundje më të mirët? Gjithsesi, kur të vendosësh për t'u rikthyer sërish po të pres që të të mund përsëri", deklaroi Mayweather.
Hera e fundit e duelit të dy sportistëve ishte në gusht të 2017-ës, ndeshje në të cilën fitoi Mayweather me "Ko teknik" në raundin e 10-të. Sportistët janë përfolur disaherë se do të duelojnë sërish, por e ardhmja mund të jetë ndryshe për të dy sportistët.