Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Çmendet" sulmuesi, pas pushimeve nxjerr në shitje makinën e tij për afro 120 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
"Çmendet" sulmuesi, pas pushimeve nxjerr në shitje

Lionel Messi ka vendosur të nxjerrë në shitje makinën e tij më të mirë, e cila kap vlerën e afro 120 mijë eurove. Makina e tipit Maserati GranTurismo është një nga dhjetëra makinat luksoze që "ylli" i Barcelonës ka në garazhin e vilës së tij.

Maserati do shitet me letra që tregojnë se Messi është pronar i automjetit luksoz. Blerësi, jo vetëm që do përfitojë një super makinë, por mbi të gjitha do të jetë pronari më i ri i automjetit që ka qenë në pronësi të Lionel Messit.

Makina ka bërë 46.000 kilometra dhe shitet për një çmim prej 119.900 eurosh , shumë më shtrenjtë se sa çmimi normal i saj, por diferenca e saj është që pronar është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga