Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Çmendet” Partizani në këtë merkato dimri, të kuqtë presin goditjen finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Çmendet” Partizani në këtë merkato dimri,

Sot, Partizani ka zyrtarizuar mesfushorin, Marko Çetkoviç duke kompletuar në këtë mënyrë repartin e mesfushës. 30-vjeçari u prezantua në ambientet e klubit të kuq dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në Antalia. Por, përveç Çetkoviç, 15 herë kampionët e Shqipërisë afruan Bonifacen dhe Sukajn. Vlerat e shkodranit njihen në Superligën tonë, ndërsa Boniface pritet t’i shpalosë vlerat e tij në 2 fazat e ardhshme.

Tashmë drejtuesit e të kuqve po përgatitin goditjen finale. Bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë, i cili do të plotësojë prapavijën sepse Kalari nuk mundet ta përballojë i vetëm në 2 fazat e ardhshme. Në provë është Kristi Marku, por nga drejtuesit e kuq nuk është bërë asgjë e ditur për të. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim për sa i përket merkatos së 15 herë kampionëve të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga