
Maroku vazhdon të shkruajë historin në Kupën e Botës. Pas Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë tashmë është radha e Francës. Marokenët do të kërkojnë t’i japin goditjen e fundit Francën, në mënyrë që të arrijnë finalen e shumë “ëndërruar”.
Për sfidën me “Gjelatt”, Federata marokene e futbollit bleu 13,000 bileta për t’i shpërndarë për tifozët, të cilët kështu do të mund të shikojnë falas ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Francës, të planifikuar për të mërkurën, në stadiumin Al-Janoub, në Katar.
Njoftimi është bërë nga Mohamed Boudrika, anëtar i bordit të federatës, drejtpërdrejt për tifozët që ndodheshin pranë hotelit ku është përqendruar kombëtarja.
“Jam i sigurt se do të ketë bileta për të gjithë”, tha drejtori, fjalët e regjistruara nga radio franceze “RMC”. Biletat do të shpërndahen këtë të martë.