Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që ekipi i tij do të luajë përballë Kosovës, Izraelit dhe Rumanisë.
Në këtë listë përvec 3 futbollistëve shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, një prurje e re është bërë pjesë e ekipit. Serbi, Filip Urginic është lojtari më i ri i Zvicrës. Lojtari refuzoi ftesën e kombëtares serbe dhe zgjodhi që të luante në një ekip me Shaqirin dhe Xhakën të cilët kanë qenë protagonistë në ndeshjet e fundit përballë Serbisë.
Kjo zgjedhje e lojtarit me origjinë serbe ka çmendur mediat e shtetit ballkanas. Mediat në Serbi shkruajnë:
“Kështu Filip Urginic zgjodhi të luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në vend që të jetë në kombëtaren ku yjet janë Dusan Vlahovic, Aleksandr Mitrovic, Dusan Tadic, Lazar Samarxhic. Filip Urginic do të ketë mundësi të debutojë më Zvicrën kundër Izraelit më 15 nëntor dhe tre ditë më vonë kundër të ashtuquajturës Republika e Kosovës”.