
Atletico Madrid dhe Joao Felix është një histori që do i përkasi të shkuarës. Klubi dhe lojtari do të shkëpusin marrëdhëniet në verën e 2023, por pengesë është kërkesa që madrilenët kanë për vlerën e kartonit.
Klubi kërkon sëpaku 100 milionë euro për kartonin e tij që skadon në vitin 2026. Menaxheri i Felix Mendes ka nisur kontaktet me shumë ekipi dhe pritet që të zbulohen emrat e parë. Sulmuesi është i hapur për një largim që në Janar, pasi kërkon një aventurë të re kjo nisur dhe nga minutat e munguara.
Kujtojmë që Atletico shpenzoi një shifër marramëndëse në vitin 2019, duke e transferuar nga radhët e Benficas për një vlerë rekord prej 120 milionë eurosh.
Poll