Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cluj do të shesë Ermal Krasniqin për 5 milionë euro, edhe Ballkani i Ilir Dajës mbush “arkat”

Shkruar nga NEWSPORT
Cluj do të shesë Ermal Krasniqin për 5 milionë euro, edhe

Ermal Krasniqi u largua nga Ballkani në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar u shit në Rumani te skuadra e CFR Cluj për shifrën e 300 mijë eurove.

Pas vetëm 8 muajsh qëndrimi te skuadra rumune, duket se avantura e tij do të jetë në një kampionat tjetër. Për shkak të paraqitjeve fantastike të Krrasniqit interesimet për të janë të shumta. Nga Italia, Franca dhe Gjermani ka skuadra që duan shërbimet e tij.

Në këto kushte Cluj është e gatshme ta shesë futbollistin për shifrën e 5 milionë eurëve. Nëse arrihet shitja e Krasniqit atëherë edhe Ballkani i Ilir Dajës do të mbushte “arkat” nga shitja e tij.,

Kampionët e Kosovës kanë ruajtur 15% të kartonit të lojtarit që do të thotë në rast se Krasniqi shitet për 5 milionë euro, atëherë në arkat e Ballkanit do të shnonin 750 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme kjo për kampionët e Dajës që do të shikonin të shtohen financat e tyre jo vetëm nga pjesmarrja në Conference League, por edhe nga shitja e ish-lojtarëve.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga