
Manchester City bëri një ndeshje fantastike kundër Arsenalit, ku arriti të fitonte me rezultatin 4-1. Pas takimit foli trajneri Pep Guardiola, i cili u shpreh i lumtur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë.
Në prononcimin e zakonshëm për mediet, ai theksoi se tashmë titulli kampion varej nga këmbët e lojtarëve të tij. Për gazetgarët, Guardiola u shpreh:
“Gjëja më e rëndësishme pas kësaj fitoreje është se tani fati është në duart tona. Ishte një ndeshje e rëndësishme, jo vendimtare, por e rëndësishme. Jemi në pozicionin ku donim të ishim, tani vërtet është gjithçka në duart tona”, tha ai.
Arsenal po kalon një moment të vështirë, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 3 barazime dhe 1 humbje.