Në kampionatin e futbollit në Maqedoninë e Veriut u luajt java e 3-të e kampionatit. Nga skuadrat që luajti sot, që në fakt për ta është java e dytë në aktivitet është Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë luajtën në transfertë kundër Tikves kanë triumfuar me rezultatin 1-2.
Protagonist si zakonisht për kuqezinjtë ka qenë Erald Çinari. Ish-futbollisti i Vllaznisë ka shënuar në minutën e 24-të të takimit. Ku pas një aksioni të nisur nga ai vetë, me një goditje flutrimthi në diagonale ka arritur të shënojë.
Ky ishte goli i parë këtë sezon për 26-vjeçarin, që vjen kështu që në javën e dytë të kampionatit për të. Çinari që prej kalimit në janar tek Shkëndija është shndërruar në liderin e kësaj skuadre. Duke shënuar dhe asistuar për ekipin në vazhdimësi. Formë të cilën duket se po e ruan edhe në sezonin e ri që sapo ka nisur.
Po ashtu në golin e dytë të shënuar nga Elezi në minutën e 37-të ishte Çinari i cili organizoi kundërsulmin. Aksion që nxorri të vetëm para porte numrin 9-të të Shkëndijës.