Sokol Cikalleshi ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë me emision “Analizë Kuqezi” nga moderatori Sokol Xhihani në Supersport dhe ndër të tjera foli edhe për
"Fillimi ishte i vështirë pasi ambientimi donte kohën e vetë pasi është futboll i ri, vend i ri. Isha larg familjes, ekipi sapo ishte krijuar. Kupa e Botës na dha mundësinë për fazë përgatitore dhe pas asaj, e pamë ekipin shumë më mirë. Merkato e janarit bëmë disa ndryshime, një lojtar i ri që erdhi shënoi direkt pasi e asistova unë, kam gjetur një partner të mirë sipas meje."
Impakti i Ronaldos
Ronaldo ka bërë efekt 20 vite karrierë kudo që ka shkuar, imagjino cfarë efekti mund të bëjë këtu ku nuk ka shkelur më parë. Vëmendje e paparë nga të gjithë, edhe ne e kemi ndjerë. Na qëlloi të përballeshim me Al Nassr kur u prezantua ai.
Këtu mund të vijnë më të mirët e botës, problemi është paksa te kushtet atmosferike ndaj nuk e di si do përshtatet Ronaldo në këtë pjesë. Kampionati nuk krahasohet me ekipet e Europës por edhe këtu është futboll konkurues, fizik por nuk është ai kualiteti “uau”. Ekipi im nuk është nga ata ekipet e mëdhenj por duhet të përshtatesh.
E ardhmja?
Unë kam kontratë deri në 2024 me Konyaspor ndaj nuk e them dot ekzakt. Provova këtu dhe më joshi si aventurë por të shohim. Për të ndenjur këtu duhet mbushur thesi me gola por edhe nëse kthehem, jam i kënaqur me Konyan.
Disa gola duhe ruajtur edhe për ndeshjet e marsit.
Edhe Polonisë edhe Cekisë i kam shënuar por këto gëra janë në dorën e trajnerit. Unë jam i gatshëm, nëse trajneri e sheh të arsyeshme, unë jam super i gatshëm edhe në Arabi të jem. Nëse trajneri nuk e sheh të arsyeshme, unë jam gjithmonë në mbështetje të Kombëtares.