Federico Chiesa po kalon një sezon jo shumë të mirë te Fiorentina. Lojtari dëshironte të laroghej që në verë, por klubi vjollcë nuk e lejoi këtë gjë. Largimin drejt një ekipi të madh nuk e dëshiron vetëm Chiesa, por edhe Babai i tij. Italiani i ka bërë me dije klubit se nuk do rinovoj më me Fiornetinën.
Dëshira e lojtarit është të bëhet pjesë e ndonjë ekipi të madh, ku vlen të përmendim se e kanë kërkuar Juventus dhe Inter. Të gjitha hipotezat janë të mundshme, pasi nga njëra anë do donte të luante përkrah Ronaldos por nga ana tjetër nuk do ishte kundër bashkimit me ekipin e Antonio Conte-s. Vlera aktuale e lojtarit është 60 milionë euro. Të dy-ja ekipet, Si Inter dhe Juve, i kanë paratë e mjaftueshme për të kryer transferimin.