
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo do duhet të bëjë pesë javë pa Leonardo Bonuccin. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskular në grumbullimin me Kombëtaren italiane dhe sipas Gazzetta dello Sport do jetë I padisponueshëm për bardhezinjtë. Te Zonja e Vjetër nisin shqetësimet për prapavijën, pasi edhe kapiteni Chiellini mungon prej kohësh.
Juventus ka pasur probleme në prapavijnë me tre, teksa kujtojmë se i ka bërë një nisje jo të mirë sezonit të ri. Tej dëmtimeve të dyshes italiane, mungesë është edhe de Ligt. Pritet të shihet nëse Pirlo do t'I rikthehet skemës me 2 mbrojtës qëndrorë, apo italiani do "arnojë" mbrojtjen për skemën e preferuar 3-5-2.
Poll