Giorgio Chiellini do të vijojë të jetë pjesë e Juventus, të paktën këtë lë të nënkuptohet deklarata e presidentit Agnelli. Ky i fundit ka reaguar për lajmet e fundit që e largonin qendërmbrojtësin e njohur nga “Zonja e Vjetër”.
Në një prononcim të dhënë bosi i Juventus ka deklaruar: “Kam lexuar që Chiellini është ofenduar sepse askush s’e ka thirrur për sezonin e ri. Nuk është e vërtetë, kam biseduar të hënën e kaluar me të.
Ka qëndruar me ne që kur ishte 20-vjeç, sinqerisht më vinte keq t’i prishja pushimet vetëm për një kontratë një futbollisti që ka 2 vite që luan pa pushim. Chiellini s’është një problem, informohuni para se të shkruani”, ka përfunduar ai.