Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea tundon Barcelonën, 100 milionë euro për talentin e blaugranave

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea tundon Barcelonën, 100 milionë euro për talentin e

Chelsea nuk “ngopet” së transferuari lojtarë dhe këtë herë në radari e tyre ka përfunduar një nga talentet e Barcelonës. Fjala është për Gavin, i cili është shndërruar në objektivin e “Bluve” të Londrës.

Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se Barcelona mund ta shesë 18-vjeçari n për shkak të problemeve financiare me të cilat klubi përballet prej vitesh. Kjo bën që Chelsea të monitorojë situatën dhe në merkaton e ardhshme të tentojë transferimin e tij.

Për të bërë të mundur këtë operacion, bëhet me dije se drejtuesit anglezë po bëjnë gati 100 milionë euro për shërbimet e Gavit, shifër kjo që vështirë të mund të refuzohet nga Joan Laporta. Nëse diçka e tillë realizohet atëherë Xavi Hernandez do të humbiste një nga xhevahirët e mesfushës së Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga