
John Terry sapo ka konfirmuar se ka vendosur të kthehet në Londër. Dhe konkretisht tek Chelsea ku ai do të ketë një rol të rëndësishëm brenda stafit teknik të Mauricio Pochettino. “Gëzohem që jam kthyer në shtëpi duke punuar në klub”, ka shkruar ai në Instagram.
Pas një aventure me Aston Villa dhe Leicester City,ai tashmë rikthehet të japi kontributin e tij për skuadrën ku u kthye në një idhull. Ish-futbollisti tani do të ketë një rol këshillues brenda ekipit të Stamford Bridge.
Kështu legjenda e klubit do të mund ta shohë veten sërish në disa momente të rëndësishme të kësaj skuadre që po nis një fazë të re me fytyra të reja si të tijat. Terry është një legjendë e vërtetë e Chelseat, pasi ka fituar 5 Premier League, 5 Kupa FA, 3 Kupa të Ligës, Champions League dhe Europa League me blutë.