Chelsea do të zbresë në fushën e blertë për t’u ndeshur në takimin e vlefshëm për javën e 17-të të Premier League. Blutë e Londrës do të ndeshen me Bournemouth në orën 18:30. Graham Potter do të kërkojë që të rikthejë Chelsean te fitorja, pasi në 5 ndeshjet e fundit nuk numëron asnjë të tillë.
Lojtarët të cilët mbyllën Botërorin me kombëtaret e tyre do të jenë nga minuta e parë në fushën e lojës. Në majën e sulmit Kai Havertz do të mbulojë pozicion e Brojës, pasi sulmuesi shqiptar pritej nga Potter të merrte më shumë minuta pas formës që po kalonte. Stearlig dhe Pulisic do të jenë në mbështetje të tij.
Formacionet zyrtare:
Chelsea(4-3-3): Arrizabalaga, James, Koulibaly, Silva, Cucurella, Jorginho, Zakaria, Mount, Pulisic, Sterling, Havertz
Bournemouth(4-4-2): Travers, Zemura, Kelly, Senesi, Smith, Stacey, Cook, Lerma, Billing, Moore, Solanke