Chelsea do të sfidoje në transferte ekipin e Fulham për ndeshjen e prapambetur të javës së 7-të të Premier League, javë e cila u pezullua pas vdekjes së mbretëreshës. Blutë e Londrës synojnë patjetër fitoren pasi janë shumë mbrapa në renditje, në vendin e 10-të me vetëm 25 pikë. Fulham po kalon një sezon fantastik teksa janë në vendin e 7-të me 28 pikë.
Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe afrimi më i fundit i Chelsea, Joao Felix do të bëjë debutimin nga minuta e parë sonte përkrah Mason Mount dhe Kai Havertz.
Formacionet Zyrtare:
Fulham (4-2-3-1): Leno; Tete, Adarbaioyo, Ream, Robinson; Palhinha, Reed; Reid, Pereira, Willian; Vinicius
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Chalobah, Silva, Koulibaly; Azpilicueta, Zakaraia, Kovacic, Hall; Mount, Felix; Havertz