Chelsea është i “sakatuar” për pjesën tjetër të sezonit, ku tashmë “dhimbjet e kokës” për Graham Potter veçse janë shtuar. I renditur në vendin e 10-të në klasifikim, kun ë 17 ndeshje ka siguruar vetëm 25 pikë, blutë e Londrës janë në telashe të mëdha.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo por në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt, Potter u detyrua të bëjë dy zëvendësime, pasi Raheem Sterling dhe Christian Pilisic u dëmtuan të dy dhe ishi të detyruar të linin fushën e lojës. Kjo do të thotë se tashmë shkon në 10-të numri i të dëmtuarve me infermierinë që mbushet “full” me lojtarë, që tashmë puna e teknikur të Chelsea vështirësohet akoma më shumë.
Portieri Eduard Mendy mbetet jashtë fushave, ku të dëmtuar janë edhe mbrojtësit Reece James, Ëesley Fofana dhe Ben Chilëell. Më e rëndë është gjendja në mesfushë, pasi N’Golo Kante, Mason Mount dhe Ruben Loftus-Cheek gjithashtu janë të dëmtuar dhe nuk dihet se kur mund të kthehen.
Ndërkohë me lëndimin e dyshes Sterling-Pulisic ka shkuar në tre edhe numri i sulmuesve të lënduar, pasi mungon edhe shqiptari Armando Broja. E duke parë mungesën e lojtarëve kryesorë të ekipit dhe rezultatet e dobëta, presioni mbi trajnerin Graham Potter vetëm po rritet. Që nga 16 tetori kur anglezi mori drejtimin e Chelseat pas largimit të Thomas Tuchel, ai ka marrë vetëm gjashtë pikë nga 24 të mundshme.
[caption id="attachment_674845" align="alignnone" width="240"] Lojtaret e demtuar te Chelsea[/caption]