Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea arkëtoi 3 pikë të arta, trajneri Potter: Merita i takon djemve, merituam këtë rezultat

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea arkëtoi 3 pikë të arta, trajneri Potter: Merita i takon

Chelsea ka marrë një fitore me shumë vlerë në mbrëmjen e sotme, duke u rikthyer pas 5 javëve pa shijuar 3 pikët në Premier League. Trajneri Potter ka folur në fundin e takimit duke përcjellë meritat e plota te lojtarët.

Ndeshja u vendos nga këmbët e Havertz i cili realizoi golin e parë dhe më pas asistoi në golin e Mount që vulosi shifrat e takimit deri në fundin e saj.

Deklarata:

"Urime djemve sepse nuk mund të ishim të sigurt se si do të shkonte ndeshja, me këtë pushim të gjatë dhe tronditjen e Kupës së Botës. Lojtarët u kthyen nga vende të ndryshme, por kjo ndeshje ishte shumë e mirë, lojtarët bënë më të mirën dhe aplikuan atë sistem loje për të cilin kishim punuar. Një fitore e merituar, por ne duhet të mbajmë këtë ritëm. Meritat ishin dhe të Bournemouth, pasi bëri një lojë konkurruese."

Dëmtimi i James?

"Nuk jam i sigurt për dëmtimin që kishte, por ne pamë cilësinë e tij dhe çfarë lojtari është. Është një goditje e keqe për ne, por gishtat e kryqëzuar. Nuk mund të them se sa e rëndë është situata për momentin."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga