
Është hedhur sot shorti për kompeticionin "UEFA Youth League". Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kampionet e ligave të të rinjve. Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri pati nderin të zgjidhte ekipin e të rinjve të Vllaznisë si kundërshtar të palës nga Kazakistani Astana. Ky është një raund me skualifikim direkt dhe me dy takimve vajtje-ardhje. Takimi i parë do të luhet në shtetin aziatik, kurse e dyta në Shqipëri.
Megjithatë duket se ka pak shpresa që me krizën që ka klubi dhe menaxhimi me vështirësi i ekipit të parë ka ndikuar negativisht dhe në ekipin e dytë të shkodranëve.
Poll