
Champions League do të jetë spektakolare edhe mbrëmjen e sotme. 8 takime majft interesante do të luhen në dy orare të ndryshme. Disa ekipe “big” do të luajnë gjithçka për gjithçka mbrëmjen e sotme pasi kërkojnë kualifikimin.
Manchester City do të zbresë në fushë në orën 18:45, teksa do të luajë në transfertë ndaj Crvena zvezdas. Anglezët luajnë vetëm për formalitet pasi kanë siguruar kualifikimin. Po të nëjjtën orë do të luajnë edhe Leipzig dhe Young Boys. Skuadra gjermane ka siguruar kualiifkimin për më tej në Champions, ndërsa Young Boys kalojnë në “Play-off” të Europa League.
Në orën 21:00 në fushë do të zbresë Arbnor Muja. Lojtari i kombëtares do të rpesë Barcelonën, me katalanasit që kanë siguruar kualiifikimin për më tej, teksa ekipi i Mujës do të synojnë pikën e parë në grup.
Ndërkohë e gjithë vëmendja do të jetë te duelet në Angli dhe Gjermani. Neëcastle do të presë Milan për të bërë mes tyre llogaritë e kualifikimit me shumë gjasa për “Play-off” e Europa League, pasi për italianët duket e vështirë kualifikimi në Champiosn, teksa iu duhet patjetër fitorja dhe humbja e PSG-së.
Ndërkohë nga ana tjetër Dortmund do të presë PSG-në. Parizienët do të tentojnë 1 pikë për kualifikimin për më tej, teksa gjermanët kanë marrë biletën pë rmë tej.
Takime të tjera janë Atletico Madrid dhe Lazio e Elseid Hysajt, Celtic – Feyenoord, Porto – Shakhtar Donetsk.