
Ditën e sotme Champions League do të marrë vëmendjen. Pas kualifikimit në çerekfinale të PSG-së dhe Bayern sot është dita për të mësuar dy ekipet e tjera që do të arrijnë të kualifikohen.
Duele mjaft interesante janë në program, ku do të luhet në “Etihad Stadium’ dhe në “Santiago Bernabeu” në të njëjtën orë 21:00. Në Angli do të sfidohen Manchester City dhe Copenhagen. “Qytetasrët” kanë fituar 3-1 takimin e parë dhe për në çerekfinale janë më të favorizuar, ndërsa nuk pritet të ketë surpriza.
Ndëërkohë në Spanjë, Reali do të kërkojnë kualifikimin ndaj Leipzig. Madrilenët kanë triumfuar 1-0 në sfidën e parë dhe në shtëpi të tyre nuk duan hapa fals. Nga krahu tjetër gjermanet do të luajnë gjithçka për gjithçka mbrëmjen e sotme.