
Përfundimi i ndeshjeve të djeshme të Ligës së kampioneve ka zyrtarizuar edhe ndarjen e katër vazove për shortin që hidhet sot në orën 18:00.
Sipas ndarjes, nuk është çudi që në këtë edicion të ketë të paktën një grup vdekjeje, duke llogaritur se vazo e dytë ka shumë ekipe të forta, si dhe në vazon e tretë ka skuadra mjaft cilësore.
NDARJA NË VAZO
VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Çelsi, Juventus, Benfika, Monako, Spartak Moskë, Shakhtar Donjeck
VAZO 2: Barcelona, Atletiko Madrid, PSG, Borusia Dortmund, Sevilja, Mançester Siti, Porto, Mançester Junajtid
VAZO 3: Napoli, Totenhem, Bazel, Olimpiakos, Anderleht, Roma, Beshiktash, Liverpul
VAZO 4: Selltik, CSKA Moskë, Sporting Lisbonë, APOEL, Fejenord, Maribor, Karabak, RB Lajpcig