Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA lë në "terr" shqiptarët, për herë të parë pas 20 vitesh ASNJË ndeshje PA PAGESË

Shkruar nga NEWSPORT
CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA lë në "terr" shqiptarët,

Një lajm vërtet i keq për të gjithë shikuesit shqiptar për këtë sezon të Champions League. Kjo pasi nuk do të transmetohet asnjë ndeshje pa pagesë në ekranet e televizioneve shqiptare, me të drejtat televizive për Shqipërinë që janë shitur vetëm me sistemin "pay per view".

Siç dihet në vitet e fundit pjesa më e madhe e ndeshjeve transmetoheshin me pagesë në paketat e televizioneve kabllore, por gjithmonë është transmetuar të paktën një takim pa pagesë të martave ose të mërkurave. Por duke nisur nga ky sezon kjo nuk do të ndodh më, pasi ankandi i UEFA-s për pjesën pa pagesë të ndeshjeve nuk është blerë nga asnjë kanal.

Ekskluziviteti i Champions League siç dihet edhe për tre vitet e ardshme është fituar nga paketa "Tring", por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë rradh kanali Vizion Plus nuk do të transmetojë ndeshje të mërkurave. Kjo u vu re edhe në ndeshjet e para të fazës Play-off, ku nis të aplikohet edhe ekskluziviteti i transmetimit të vendosur nga UEFA. Në këtë mënyrë UEFA praktikisht i ka lënë shqiptarët në "terr" televiziv për kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë, pasi për herë të parë pas 20 vitesh futbolldashësit në Shqipëri nuk do të kenë mundësi të ndjekin asnjë ndeshje "free" në shtëpitë e tyre.

Sipas rregullores së UEFA-s duhet të ketë një balancë mes ndeshjeve që transmetohen me dhe pa pagesë, por nëse brenda një periudhe të caktuar nuk arrihet një marrëveshje për pjesën e sfidave pa pagesë, atëherë ato kalojnë te paketa me pagesë. Mesa duket ky është rasti i Shqipërisë këtë vit, ndërkohë që nuk dihet nëse kjo ka ardhur nga ndonjë neglizhencë, pamjaftueshmëri oferte apo dashakeqësi nga operatorët shqiptarë apo nga vetë UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga