Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Champions League bëhet "ferr" për Bayern Munich, LEWANDOWSKI dëmtohet rëndë

Shkruar nga NEWSPORT
Champions League bëhet "ferr" për Bayern Munich, LEWANDOWSKI

Fitorja e shkëlqyer e Bayern Munich ndaj Chelseat në "Stamford Bridge"(0-3) mbrëmjen e djeshme është sfumuar pas lajmit mbi dëmtimin e sulmuesit kryesor të tyre Robert Lewandoswki. Sulmuesi polak mori një dëmtim në gju mbrëmjen e djeshme dhe pas analizave mjekësore ditën e sotme bëhet e ditur se do të mungojë për afërisht 4 javë.

Në deklaratën zyrtare të klubit gjerman bëhet e ditur se Lewandowski ka pësuar frakturë në gjurin e tij të majtë dhe tashmë do të mbajë në mjete ortopedike këmbën për 10 ditë, ndërsa pas këtyre 10 ditëve do të nisë edhe trajnimi për rehabilitimin e tij.

Ky është një lajm i keq për Bayern, pasi sulmuesi i tyre do të humbasë ndeshjen e dytë në Champions League ndaj Chelsea, çerekfinalen në Kupën e Gjermanisë ndaj Schalke dhe më shumë se 3 ndeshje në Bundesligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga