Mbrëmjen e sotme do të mësohet dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në çerekfinalen e Champions League. Dy takime mjaft interesante dhe të luftuara do të luhen në orën 21:00.
E gjithë vëmendja do të jetë në Spanjë, ku Atletico Madrid do të presë Interin, ku do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë e ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions. Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar në favor të zikaltërve, të cilët janë të detyruar për kualifikimin, ndërsa nga ana tjetër spanjollët dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Sfida tjetër e mbrëmjes do të jetë në Gjermani. Dortmund do të presë PSV-në dhe do të luftojnë për biletën e çerekfinales. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar me shifrat 1-1 dhe tashmë është gjithçka e hapur për kualifikimin.