Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Çështja Broja, Armand Duka “mesazh” Sylvinhos: Nuk kemi luksin ta shpërdorojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja Broja, Armand Duka “mesazh” Sylvinhos: Nuk kemi

Armand Broja ka qenë ndër lojtarët më të përfolur te Kombëtarja kuqezi gjatë eleminatoreve për Euro2024. Dhe pse sulmuesi i Chelsea-t nuk luajti asnjë minutë, ai u përfol vazhdimisht për pozitën te kuqezinjtë. Kështu tifozët janë të ndarë në 2 kampe për Euro2024, ata që duan ta shohin Brojën me pjesën tjetër të ekipit dhe ata që kanë mendim kundër.

Në intervistën e dhënë për RTSH, gazetarja Hygerta Sako e ka pyetur presidentin e FSHF-së se çfarë mendimi ndan në lidhje me këtë temë.

“Broja është një talent që nuk vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Moskontributi i tij në këtë edicion nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit. Kjo mungesë ia vështirëson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shëndetin që ta kalojë dhe të ecë përpara. E dyta, që të bashkohet dhe të jetë organik me një skuadër që tashmë është vërtet një grup shumë i mirë. Unë kam besim se një talent, një profesionist, do ta gjejë mënyrën si të gjërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja. Kemi nevojë për të dhe ai ka nevojë për ne”, u shpreh presidenti Duka.

Sylvinho bashkë më përzgjedhësit do të ketë një punë të vështirë për të vendosur rreth lojtarëve që do shkojnë në Gjermani. Kjo dhe për shkak të kualitetit që gëzon aktualisht skuadra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga