Kastrioti mori një fitore të rëndësishme për mbijetesën në duelin me Laçin. Një triumph 2-1 që u mban “gjallë” shpresat krunanëve për mbijetesën.
Pas kësaj fitoreje për “Oversport” do të fliste Emiliano Çela, i cili theksoi se:
Fitorja? Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Si finale dhe ishte shanci i fundit për të qëndruar brenda objektivit. Sot na duhej patjetër fitorja. Ne e dimë forcën e kundërshtarit dhe ishim të vetëdijshëm se na priste një sfidë e vështirë. Mazrekaj na e vështirësoi ndeshjen, por ne u munguam me Zogaj dhe Mihanën të dilnim përpara. Lojtarët kanë bërë mirë duke gjetur golin. Ekipet ishin 4 kundër 4 ose 5 kundër 5. Ishim me fat në golin e anuluar të Laçit. Me këtë fitore shpresojmë të rikthehet, pasi kemi cilësi dhe tashmë ndeshjet janë njëherë në javë. I kemi të gjitha mundësitë të fitojmë të gjithë ndeshjet që na kanë ngelur.
Goli i anuluar i Laçit? Nuk e kam parë dhe për fatin e mirë toninu anulua dhe në morëm fitoren.
Minutat e fundit u dorëzuat? Nuk u dorëzuam, por kur pësojmë gol nuk e përballojmë dot psikologjikisht.