Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CEFERIN për ndarjen nga jeta të PELE: Rrite popullaritetin e futbollit, do na mungosh shumë!

Shkruar nga NEWSPORT
CEFERIN për ndarjen nga jeta të PELE: Rrite popullaritetin e

Pele, një nga figurat më të rëndësishme të futbollit prej vitesh, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Një humbje e madhe për botën e futbollit, por ajo çfarë ka arritur të na dhurojë legjenda e Brazilit do t ëmbetet gjatë në memorien e shumë sportdashësve.

Për ndarjen nga jeta të “mbretit” të futbollit ka reaguar edhe presidenti i UEFA-s, Alexandër Ceferin, i cili ka theksuar se Pele ka luajtur rol Pioner në ngritjen e futbollit në mbarë botën.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për humbjen e Pele-s, një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai ishte superylli i parë botëror i futbollit dhe, përmes sukseseve të tij brenda dhe jashtë fushës, luajti një rol pionier në ngritjen e futbollit për t’u bërë sporti më popullor në botë. Ai do të mungojë shumë. Në emër të komunitetit evropian të futbollit, prehu në paqe Pele”, ka shkruar Ceferin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga