
Tirana do të përballet ditën e nesërme ndaj Young Boys, sfidë e vlefshme për "Play Off" e Europa League. Në prag të këtij takimi në konferencë për shtyp ka folur edhe trajneri i skuadrës zvicerane, Gerardo Seoane Castro. Në fjalën e tij ai u shpreh se Tirana do të tregojë futbollë, por skuadra e tij është mjaf dominuese në ndeshjet në shtëpi.
"Ne nuk jemi të shqetësuar nëse nuk e arrijmë të kualifikohemi. Fokusi ynë është në performancën tonë dhe mënyrën se si duam t'i futemi kësaj ndeshje, gjithmonë duke e ditur se mund të mundim çdo kundërshtar.
Ne e dimë saktësisht se çfarë është në rrezik pas kësaj sfide, por fokusi ynë nuk është te frika e skualifikimit. Një sportist nuk mund të jetë i qetë kur ka gjëra të tjera në mendje. Detyra e stafit është të tregojë rrugën drejt fitores.
Më duket interesante që është avantazh ndeshja në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Ju nuk mund të përgjithësoni, sepse një vend është i tillë dhe një tjetër jo.
Futbollistët shqiptarë do të vijnë këtu për të treguar futboll. Nuk e di se kur ishte disfata e fundit e jona në shtëpi, nuk mbaj statistika dhe nuk i mendoj shumë. Në shtëpi jemi dominantë", u shpreh Castro