
Edinson Cavani mund të jetë afrimi i radhës për Chelsean. Uruguajani është një pëlqim i vjetër i Antonio Contes, dhe tashmë italiani e dëshiron sulmuesin në skuadrën e tij. Sipas "Le 10 Sport", "Blutë e Londrës" kanë ofruar 50 milionë euro për shërbimet e ish-sulmuesit të Napolit, ku ka pasur shumë aludime rreth të ardhmes së tij.
Megjithatë mësohet se kampionët e Francës, PSG e kanë refuzuar ofertën që Abramoviç i ka bërë për Cavanin. Francezët kërkojnë 80 milionë euro për të arritur marrëveshjen, por nuk dihet nëse Chelsea do të jetë i gatshëm për të paguar këtë shumë.
Poll