
Këputja e ligamentit e la Eder Militaon jashtë fushave që nga gushti i vitit 2023. Prej plot 7 muajsh, Real Madrid po “vuan” disi në repartin e mbrojtjes dhe po ndjen mungesën e brazilianit.
Por tashmë vjen lajmi i mirë për madrilenët. Militao është kthyer në stërvitje me ekipin duke gëzuar kështu tej mase Carlo Ancelottin. Tashmë për teknikun italian, Militao është një “armë” shtesë për të vazhduar ecurinë pozitive në kampionat dhe në Champions League.
Mbrojtësi 26-vjeçar po stërvitet në mënyrë normale, teksa pritet të shihet nëse Ancelotti do t’i besojë fanellën e titullarit që në ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga, përballë Osasunës.
Poll