Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Carlo Ancelotti "i dashuruar" pas Bellingham: Herën e parë më befasoi siç bëri Kaka

Shkruar nga NEWSPORT
Carlo Ancelotti "i dashuruar" pas Bellingham: Herën e parë

Real Madrid do të përballet me Granadan e Myrto Uzunin të shtunën e 2 dhjetorit në orën 18:30. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të La Liga-s spanjollë do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp. Tekniku italian foli për situatën e portierëve, por u ndal të fliste veçanërisht për Jude Bellingham.

“Kepa është në dispozicion, ai u stërvit sot. Por nesër do të luajë Lunin”, ka thënë Ancelotti.

“Bellinghamit nuk i kemi kërkuar kurrë që të shënojë. Ai e bën këtë sepse ka një aftësi fantastike për të hyrë në zonë në kohën e duhur. Respekti ndaj tij është për shkak të punës që bën, jo golave. Me Bellingham jam i befasuar si kur pashë Kakan për herë të parë. Nuk them se i ngjan atij, por ai ka ddicka si Kaka”, është shprehur trajneri i Realit.

Kujtojmë që deri më tani, mesfushori anglez ka shënuar plot 15 gola me fanellën e “Los Blancos”, edhe pse tek këta të fundit u transferua gjatë merkatos së kaluar verore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga