
Interi do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Napolit ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit italian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” do të startojë në orën 20:45.
Dy trajnerët mesa duket kanë “projektuar” formacionet për supersfidën e mbrëmjes së sotme. Sipas mediave italiane, Simone Inzaghi pritet që ta lërë në stol Kristjan Asllanin. Rikthimi i Hakan Calhanoglu ka bërë që mesfushori i Kombëtares shqiptare ta ketë përsëri të vështirë fanellën e titullarit, duke rihumbur kështu besimin e teknikut italian.
Në krahun tjetër, për Amir Rrahmani e ka të sigurt vendin në 11-she, pasi është një nga pikat kyçe të napolitanëve.
FORMACIONET E MUNDSHME TË INTER-NAPOLI:
INTER: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Martinez.
NAPOLI: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus. Olivera. Zambo Anguissa, Lobotka, Traore, Politano, Raspadori, Kvarastkhelia.