
Cadiz ka arritur një fitore me vlerë ndaj rivalit direkt për mbijetesë Valladolid. Vendasit e nisën mirë ndeshjen ku në minutën e 36-të shpërdoruan një mundësi të artë për të shënuar. Alcaraz gabon nga pika e bardhë duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë fillon me ritme te larta nga të dyja skuadrat, por vetëm në minutën e 69-të vendasit arrijnë të gjenë rrugën e rrjetës më anë të Bongonda. Po i njëjtë autor gjenë rrugën e rrjetës 9 minuta më vonë duke dyfishuar kështu rezultatin. Miqtë vazhdojnë të notojnë sërish në ujëra të ftohta ku e shikojnë veten në vendin e 17-të me 1 pikë më shumë se Getafe e vendit të 18-të.
Poll